Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë rrëzuar një “drone” proqeveritar në Siri, pasi ky i fundit sulmoi forcat e koalicionit.
Avioni i telekomanduar, i armatosur, ishte duke fluturuar pranë një zone të çmilitarizuar në juglindje të vendit, shumë pranë kufijve me Jordaninë dhe Irakun.
Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se kjo ishte hera e parë që njësitë proqeveritare siriane kanë sulmuar forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, asnjë anëtar i forcave të koalicionit nuk është dëmtuar nga ky sulm.
Incidenti ndodhi pranë pikës ndërkufitare al-Tanf, mes Sirisë dhe Irakut, që është bërë së fundi një nga pikat kyçe të konfliktit.
Muajin e kaluar, avionët e koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara bombarduan një autokolonë të forcave qeveritare prosiriane pranë bazës Tanf.
Forcat siriane dhe milicitë e mbështetura nga Irani raportohen se po lëvizin drejt kësaj baze, e cila është përdorur nga luftëtarët rebelë dhe personeli i forcave speciale të Perëndimit.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend