Të pish pesë filxhanë kafe ose më shumë mund të përgjysmojë rrezikun për kancer në mëlçi, ndërsa vetëm një filxhan e redukton me një të pestën rrezikun e këtij tumori, sipas një studimi të drejtuar nga Oliver Kennedy në Universitetin e Southampton në Britani të Madhe.
Ekspertët kanë analizuar informacione mbi konsumin e kafes nga 2 milionë persona gjithsej (të përfshirë në një total prej 26 studimesh të mëparshme) duke dalë në përfundimin se konsumi i një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 20 për qind por nëse pihen pesë në ditë mund të shkohet në përgjysmim të rrezikut.
Përveç antioksiduesve dhe anit-inflamatorëve që është e pasur kjo pije, mendohet se kafeina ka edhe një rol qendror mbrojtës që ushtrohet nga kafeja, madje është verifikuar se kafja dekafeinato ka më pak efekt kundër tumorit.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend