Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se i qëndron prapa deklaratave të së kaluarës se Partia Demokratike e Kosovës, tash partnere në koalicionin parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, ka kapur shtetin në qeverisjet e shkuara.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se PDK dhe LDK, që kanë udhëhequr vendin në 18 vjetët e fundit e kanë kapur shtetin, por “kjo do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të Ramush Haradinajt”.
“Dihet që PDK e LDK kanë kapur shtetin dhe drejtësinë në vend në 18 vjetët e udhëheqjes. Por një gjë e tillë do të zhbëhet me ardhjen e Ramush Haradinajt në krye të qeverisë. Besojmë se me udhëheqjen e Haradinajt, gjërat do të kthehen për së mbari dhe do të ecin në drejtimin e duhur”, ka thënë ai.
Dy vjet më parë, Sherifi kishte thënë se njerëz të PDK-së i ishin afruar liderit të Nismës, Fatmir Limaj, që nëse bën marrëveshje me PDK-në do t’i hiqeshin dosjet nga gjykatat.
Ai ka komentuar edhe skandalin ‘Pronto’ në të cilin edhe ofendohet një nga fytyrat kryesore të Nismës, Jakup Krasniqi. Ka thënë se një skandal i tillë nuk falet, por mund të mbyllet për të hapur një të ri.
“Natyrisht nuk harrohen e natyrisht as nuk falen, por mund të mbyllen si kapituj për të hapur kapitull të ri”, ka thënë ai.
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...