Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka shpallur ligjin ushtarak mbi ishullin jugor të Mindanaos, ku ushtria dhe kryengritësit kanë luftuar.
Dhuna ka lënë tre anëtarë të forcave të sigurisë të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur, thonë zyrtarët, transmeton portali arbresh.info.
Masa, e cila do të zgjasë 60 ditë, lejon përdorimin e ushtrisë për të zbatuar ligjin dhe ndalimin e njerëzve pa akuzë për periudha të gjata.
Mindanao është shtëpia e një numri grupesh rebele myslimane që kërkojnë më shumë autonomi.
Dhuna në Marawi, një qytet prej rreth 200,000 banorëve, shpërtheu të martën pasi ushtria kërkoi udhëheqësin e një grupi militant që kishte premtuar besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shtetit Islamik (IS), tha ushtria.
Duterte lëshoi deklaratën gjatë një vizite në Moskë. Ai do të shkurtojë vizitën e tij dhe do të kthehet në vend, tha zëdhënësi i tij./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend