Më datë 18.05. 2017 është raportuar një rast dhunimi në burgun e Lipjanit.
Sipas burimeve të portalit Arbresh.info i dyshuar në këtë rast është Avni Llumnica i cili po ashtu është i dyshuar pasi kishte tentuar ta vriste Azem Vllasin dhe i cili është vetë deklaruar se i takon organizatës Syri i Popullit.
Po ashtu këto burime i kanë thënë portalit Arbresh.info se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie (sex oral) me njërin nga të burgosurit tjerë i cili ishte në dhomë së bashku.
Rasti është raportuar në polici Stacionin Lipjan 2017 AH 0502 por pasi ka dyshime se ka edhe dy raste të tjera përderisa i dyshuari kishte qëndruar në burgun e Dubravës rastin e kanë marr ta trajtojnë Hetimet Rajonale ne Prishtinë.
Zyra për informim në rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar një gjë të tillë për portalin Arbresh.info.
“Dje ka ardhur informata. Është hapur rasti dhe Policia janë duke u marrë me këtë rast. Nuk kemi diçka më shumë”, thuhet në përgjigjen e tyre./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin