Në VMRO-DPMNE tanimë po qarkullojnë emra se kush do të jetë zëvendësuesi i Nikolla Gruevskit për kryesimin e partisë.
Sipas portalit Plusinfo, Antonio Milloshoski është një nga kandidatët më të mundshëm. Deputeti dhe ish-ministri i jashtëm Milloshoski ishte përmendur edhe nga emisioni i njohur “Insajder” i televizionit serb N1. Një nga opsionet që flitet në këtë parti është se Gruevski po përgatitet për të dhënë dorëheqje. Milloshoski ishte ai që dje në emër të VMRO-DPMNE takoi delegacionin e Kongresit Amerikan./INA

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turi...
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll b...
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...