Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër se është ditë feste, shkruan arbresh.info.
Aktualisht aty po qëndrojnë ambasadori amerikan, Greg Delaëie, dhe kryeministri, Isa Mustafa, në takim me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takimi vie një ditë pasi dështoi mbledhja e Qeverisë së Kosovës për të proceduar në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.
Ambasadori Delaëie, një ditë më parë ka takuar edhe lidër e dy partive më të mëdha të koalicionit, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën, shkruan arbresh.info.
Takimi me deputetët e LDK-së po ndodhë në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar kundërshtimet në lidhje me demarkacionin dhe çështje të tjera./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...