Në kuvendin e Kosovës në këto çaste janë duke zhvilluar një takim kryeministri Isa Mustafa, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Në fillim në takim ishin vetëm dy liderët kosovarë, e së bashku me ta ishin edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.
Gazeta Metro shkruan se më vonë atyre ju bashkangjit edhe Delawie.
Merret vesh se Veseli që është njëherësh kryetar i PDK-së ka pasur takime me ambasadorë të shteteve të Quintit dhe temë kryesore ka qenë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.
Gazeta Metro ka shkruar edhe më herët për një takim që ishte zhvilluar natën e kaluar në mes dy partnerëve të koalicionit, rezultatet e të cilit nuk janë të qarta.
Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për të mërkurën mbledhjen e qeverisë të paraparë për ditën e sotme, ku pika e parë e rendit të ditës ishte procedimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e zi.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...