Mocioni i vërtetë për Qeverinë e Kosovës do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, të cilën ajo do ta procedojë sot në Kuvend.
Mirëpo në rast se kjo marrëveshje do të dështojë edhe kësaj radhe, atëherë rrëzimi i Qeverisë është pothuajse i nënkuptuar, madje para të mërkurës.
Kështu janë shprehur analistët kosovarë për një ndër ditët më të rëndësishme të kësaj Qeverie dhe këtij koalicioni.
E trysni mbi kryeministrin Isa Mustafa dhe mbi LDK-në ka vënë edhe partneri i tyre i koalicionit, PDK-ja. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dje i ka kërkuar kryeministrit Mustafa që krahas procedimit të marrëveshjes t’i sigurojë edhe 33 nënshkrimet e deputetëve të LDK-së në “këmbim” të votave të të gjithë deputetëve të partisë së tij, shkruan zeri.
Madje, kreu i Kuvendit ka shkuar edhe më larg.
Ai është zotuar se seancën për ratifikimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit do ta zhvillojë në Kuvend edhe një seancë e jashtëzakonshme para mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Kjo ka lënë të nënkuptohet se një seancë e tillë mund të zhvillohet edhe sot meqenëse nesër është ditë pushimi.
Ndërkaq, në Qeveri thonë se tani janë pjekur kushtet politike që Demarkacioni të shkojë në Kuvend. Sipas tyre, nëse kjo marrëveshje nuk kalon, atëherë do të mundë të diskutohet edhe për dorëheqje.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...