Sot në Prishtinë do të mbahet për herë të tretë Mini Maratona 5km, e cila ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme duke bartë energjinë pozitive tek secili pjesëmarrës, por njëkohësisht duke i dhënë kontribut komunitetit.
Organizatorët e kësaj garë sportive, Aferdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, kanë njoftuar se në këtë vit mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’iu dedikohet fëmijëve me kancer, konkretisht repartit të onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.Pjesëmarrësit në këtë ‘Mini Maratona 5K’ mund të jenë prej moshës 2 vjeçare e tutje, vrapues për herë të parë, atletë profesionistë, student etj.
Fituesit zyrtar do të ndahen në kategorinë e femrave, meshkujve dhe fëmijëve, të cilët do të fitojnë shpërblime modeste.Ngjara nis me një festival muzikor prej orës 10:00. Garuesit do të vrapojnë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te rrethi (ish-Hotel Baci ) dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahet Festival muzikor.Ndryshe edhe sot mund t’i merren numrat tek tavolina informative që gjendet afër binës.
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...