Policia sllovene bastisi sot shtëpinë e ish-kryeministres sllovene Alenka Bratushek për shkak të dyshimit se kishte abuzuar me pushtetin, pasi që qeveria e saj ishte nominuar pa sukses për Zëvendës President të Komisionit Evropian vitin e kaluar.
Bratushek, e cila ishte në krye të qeverisë sllovene nga marsi i vitit 2013 deri në maj të 2014-ës, është nën hetim nga organet sllovene hetimore anti-korrupsion sepse dyshohej se në mënyrë të paligjshme ka nominuar veten për postin e nënkryetares të KE.
Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese refuzoi emërimin e saj në tetor, duke theksuar se ajo nuk është e kualifikuar mjaftueshëm për të kryer këtë funksion.
Policia bastisi sot edhe objektet e tjera të lidhura me partinë e sajë politike.
Ekipi ligjor i Bratushek theksoi se ata nuk janë të sigurt se çka kërkoi policia në shtëpinë e saj. Ata shtojnë se dokumentet tashmë i janë dorëzuar komisionit anti-korrupsion.
Nuk janë bërë arrestime./arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...