Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj ka thënë se nuk është përmendur ndonjë datë për zgjedhjet e parakohshme.
“Duhet që sa më shpejt të votohet demarkacioni dhe nëse nuk votohet demarkacioni nesër të shpallen zgjedhjet”, tha Zogaj në Info Magazine të Klan Kosovës.
Zogaj ka thënë se “liberalzimi i vizave ka qenë një barrë por megjithatë ka pasur lëvizje pozitive”.
“Demarkacioni ka penguar shumë procese që qytetarët e Kosovë të ndihen më të lirë. PDK bën anketa, bën sondazhe dhe e sheh veten se ku është dhe nga këto sondazhe të bëra, deri tash janë shumë shpresëdhënëse. Dhe PDK del në pozitë të parë nga këto sondazhe”, tha Zogaj.
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...