Kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ka uruar përmes një shkrimi në Facebook, presidentin Ilir Meta.
“E uroj përzemërsisht presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Jam i bindur se ai do të dalë ballëlartë edhe para detyrës së të parit të vendit”.
Tutje Veseli ka shkruar edhe për angazhimet tjera të tij, duke treguar edhe për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Gjatë gjithë angazhimit të tij politik në dy dekadat e shkuara, Meta përherë ka mbështetur fuqishëm Kosovën dhe afirmimin e saj ndërkombëtar, gjë të cilën jam i sigurt se do ta bëjë me përkushtim dhe intensitet të njëjtë edhe si president. Kosova dhe Shqipëria përherë do t’i ruajnë dhe thellojnë marrëdhëniet speciale dhe vëllazërore, ka shkruar Veseli.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend