Panairi i 18-të “Prishtina 2017”, për 4 ditë radhazi ka qenë i frekuentuar nga shumë qytetarë të cilët kanë pasur mundësinë nga afër t’i shohin produktet e 105 kompanive që kanë qenë pjesëmarrëse nga rajoni dhe bota.
Por, edhe pse panairi ishte i mbushur, pjesëmarrësit ankohen se nuk ka blerës por vetëm vizitorë.
Kryetarja e shoqatës humanitare “Hadër”, Resmije Krasniqi, thotë se vizitorë po ka mjaft por i kanë xhepat e zbrazët.
Ndërsa për pronarin e kompanisë MEKA, ky panair ka pjesëmarrje më të madhe se herëve tjera.
Në këtë panair po marrin pjesë edhe kompanitë e mëdha si “Mabetex Group”, hoteli “Swiss Diamond”, “Banka Ekonomike”, “HIRANO” etj
Panairi u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës me mbështetje të Qeverisë së Kosovës dhe po mbahet në fshatin Shkabaj në Prishtinë.
Për më shumë shikoni videon më poshtë /Arbresh.info
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...
Kurti: Daci do të mbetet emër i rëndësishëm në historinë e s...
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...