Pesë persona të dyshuar për lidhje me grup terrorist janë arrestuar si rezultat i kërkimeve të policisë të bëra në rajonin e Brukselit, bën të ditur prokurori federal belg.
“Në përgjithësi, pesë vetë janë sjell për një seancë”, tha prokurori në një deklaratë të cituar nga Le Figaro të premten, duke shtuar se të ndaluarit “dyshohet se kanë marrë pjesë në aktivitetet e një grupi terrorist”, transmeton portali arbresh.info.
Prokurori nuk ka dhënë informacione të mëtejshme, për shkak të hetimeve që janë duke vazhduar, por ka specifikuar që katër kërkimet janë bërë në Molenbeek, Ganshoren dhe Roosdaal, por që nuk kanë lidhje me sulmin e së enjtes në Paris./Arbresh.info
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...