Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic mund të mos rikthehet në fushë gjatë vitit 2017 pas lëndimit që pësoi në fitoren e së enjtes në Evropa Ligë ndaj Anderlecht.
35-vjeçari u detyrua të largohet nga fusha gjatë vazhdimeve në ‘Old Trafford’ pas një lëndimi të rëndë që pësoi në këmbë, transmeton portali arbresh.info.
Raportet fillestare pretenduan se Ibrahimovic mund të mungoj në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit, por mediat angleze raportojnë se problemi është edhe më serioz nga ajo që u mendua fillimisht.
Reprezentuesi suedez pritet të jetë jashtë fushe deri në janar të vitit 2018 pas skanimit të kryer në këmbën e tij që zbuloi se ka dëmtuar edhe ligamentet, duke vendosur gjithashtu të ardhmen e tij në klub në dyshime.
Kontrata aktuale e Ibras në Old Trafford skadon me përfundimin e këtij sezoni./arbresh.info
“BE-ja është bekim për ne”, Rama intervistë për ANSA-n: Kur ...
Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes ...
“Miqtë e Ballkanit” mblidhen te ambasadori italian në Prisht...
Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West
5 festa zyrtare vetëm në Maj, Ambasada e Kosovës në Londër t...
“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta...