Një javë afat u është dhënë Komisionit Qeveritar për verifikim, që të publikohen listat dhe të fillojë zbatimi i ligjit. Përndryshe protesta tjetër do të jetë e dhunshme.
Protesta e paralajmëruar nga KMDL e UÇK-së u mbajt para Ndërtesës së Qeverisë, ku edhe njëherë u bënë të qarta kërkesat për verifikim e listave, futjen e atyre që kanë mbetur jashtë dhe largimin e personave që nuk kanë qenë fare pjesë e luftës. U dha një javë afat që të zbatohet ligji dhe të publikohen listat, përndryshe protesta e ardhshme do të jetë e dhunshme, madje këtë gjë e tha edhe vet kryetari i KMDL të UÇK-së Xhevdet Qeriqi.
“Nëse deri në afatin e përcaktuar nga ne nuk fillon zbatimi i ligjit për veteranët, unë do të jem i pari i cili do të jem i dhunshëm”, tha Qeriqi në adresimin e tij.
Po ashtu edhe veterania e Zonës së Llapit, Merita Paqarada kërkoi në emër të femrave veterane që sa më parë të pastrohen listat dhe të fillojë zbatimi i tij. /arbresh.info/




Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...