Fshati Muçibabë, dikur me më shumë se 100 shtëpi, sot numëron vetëm nëntë. Banorët kanë braktisur këtë vend të harruar nga autoritetet komunale.
Në fshatin Muçibabë të Komunës së Gjilanit jetojnë vetëm nëntë familje.
Kushtet ekstreme në këtë fshat malor në skaj të Kosovës kanë detyruar banorët e këtij fshati që ka rreth 120 shtëpi, që të braktisin atë tash e disa vite me radhë, raporton RTK.
Banorët e mbetur thonë se fshati është i harruar nga autoritetet e vendit, ndërsa disa banorë të saj aty kthehen vetëm gjatë muajve të verës – si vizitorë.
Fshati Muçibabë tash ka vetëm nëntë familje, të cilat kanë mbetur në mëshirën e fatit. Nuk ka arsim, nuk ka shëndetësi, nuk ka infrastrukturë.
Familjet e mbetura thonë se edhe ata pritet që të shpërngulen shumë shpejt, dhe fshati do të mbetet i boshatisur.
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës
Kramer largohet nga Prishtina, prezantohet në një skuadër ng...
Katërvjetori i luftës në Ukrainë, Spiropali: Shqipëria mbësh...
Ursula von der Leyen në Kiev për herë të 10-të që nga fillim...
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...