Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë të publikuar sonte, thotë se opozita e mbështet vetingun sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Basha thotë se ka vetëm një garanci për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar “një veting i pavarur dhe këtë veting do të bëjmë në Republikën e Re”.
“Pjesë thelbësore e reformës së 22 korrikut, ishte dakordësia për miratimin konsensual të shtatë ligjeve të zbatimit të reformës në drejtësi. Por, kjo dakordësi, shprehet Basha, u shkel nga Edi Rama, pasi 6 nga këto 7 ligje u kaluan pa konsensus, duke e përjashtuar opozitën me qëllimin për të shkatërruar reformën e vërtetë në drejtësi dhe për ta kthyer atë në një fasadë pas së cilës të fshihen të qetë të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët”, thotë Basha./Arbresh.info
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend