Hetuesit gjermanë po hetojnë edhe përmbajtjen e letrës së dytë, me të cilën merret përgjegjësia për shpërthimin në afërsi të autobusit të ekipit të futbollit gjerman Borussia Dortmund, shkruan revista gjermane “Fokus”.
Revista shkruan se në pyetje është porosia e publikuar në një portal antifashist në të cilin thuhet se sulmi është kryer në shenjë hakmarrjeje për shkak të “qëndrimit të butë” të klubit ndaj neo-nazistëve dhe tifozëve racistë, transmeton Reuters.
Më herët policia kishte bërë të ditur se po heton “lidhjen e mundshme islame” me rastin e sulmeve me bomba, pas të cilit në vendin e ngjarjes u gjet një letër në të cilin përmendet sulmi i Kërshëndellave në Berlin.
Në sulmin në Berlin, në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilin humbën jetën 12 persona, përgjegjësinë e pati marrë Shteti Islam
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...