Dy persona janë arrestuar nga policia në Ballsh të Shqipërisë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike dhe moskallëzim krimi.
Në pranga është vënë Meçan Mustaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore në Bashkinë Ballsh. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i kryetarit të fshatit Drenovë, Niko Nure, 41 vjeç.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Drenovë Mallakastër, në vendin e quajtur “Bregu i Gushës” në një parcelë në pyll, nga shërbimet e policisë u gjetën të kultivuara 80 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, në pronësi të, Meçan Mustaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të Meçan Mustaj dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” në ngarkim të s Niko Nure./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...