Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May i ka dërguar të shtunën ngushëllime kryeministrit të Suedisë Stefan Loften me rastin e sulmit terrorist në Stokholm, në të cilin kanë humbur jetën katër persona, ndërsa janë lënduar 15 persona, dhe ka ofruar bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.
May dhe Loften u pajtuan gjatë bisedës telefonike se është me rëndësi që Britania e Madhe dhe Suedia të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhje për kërcënimet terroriste, njoftoi Dawning street.
Në sulmin e kamionit në Stokholm katër persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë lënduar, ka njoftuar policia suedeze. Sulmuesi më parë vodhi kamionin dhe më pas hyri në turmën e njerëzve në zonën e këmbësorëve në Stokholm.
Në Suedi sot është shpallur ditë zie për viktimat e këtij sulmi terrorist.
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...