Gjermania kërcënoi se do të godasë kompanitë e mediave sociale me gjoba të mëdha në qoftë se ato nuk veprojnë me shpejtësi për të hequr “gjuhën e urrejtjes” nga faqet e tyre.
Kabineti i kancelares Angela Merkel miratoi të mërkurën një masë që gjobit faqet e internetit si Facebook dhe Twitter me deri në 55 milionë dollarë, në qoftë se ato nuk bëjnë sa duhet për të censuruar komentet që shkelin ligjin gjerman të folurit, njofton VoA.
Gjermania ndalon rreptë çdo fjalim që nxit haptazi racizmin ose fyen një segment të caktuar të popullsisë. Gjithashtu, për shkak të kaluarës së saj naziste, Gjermania ndalon çdo mohim publik të Holokaustit.
Federata gjermane e Gazetarëve e kritikoi vendimin e kabinetit dhe tha se kjo do ta bënte të vështirë dallimin mes lirisë së shtypit dhe opinionit.
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...