Në Zona e Debatit kanë qenë të ftuar përfaqësues të katër partive më të mëdha politike – Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rexhep Kadriu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ata janë pyetur se kush janë kandidatët për Kryeministër nga partitë e tyre.
Përgjigjet kanë qenë këto:
Rexhep Hoti nga PDK: “Çështja e kryeministrit është çështja ma kapitale e një partie pasi kryeministri i ardhshëm është njeriu që i kërkohet llogari.
PDK ka liderin e saj, Kadri Veselin, që për herë të parë ka treguar se si shkohet për të parë nga afër se si jetojnë njerëzit. Kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë”.
Sadri Ferati nga LDK: “Sa i përket kryeministrit nuk e kemi bisedë të ngutshme, sepse e kemi kryeministrin dhe jemi duke menduar për zgjedhjet lokale”.
Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje: “Nuk e kemi diskutuar këtë çështje, por besoj se pas diskutimeve mund të nxjerrim kandidatin dhe është e mundur që Albin Kurti të jetë njëri prej tyre”.
Rexhep Kadriu nga AAK: “Ne e kemi liderin e pakontestueshëm, Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër. I dëshmuar edhe kur ishte kryeministër për 100 ditë. Fatkeqësisht ai ndodhet padrejtësisht në Francë, këto ditë presim rikthimin e tij”.
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...