E ashtuquajtura “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Në ditën e 32-të, protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria, ku protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç po kërkon edhe partia e Gruevskit.
Masës së protestuesve iu drejtuan dy ish kryeparlamentarët Lubisha Georgievski dhe Savo Klimovski, të cilët kërkuan organizimin e një peticioni nga qytetarët dhe të dorëzohet në Bashkimin Evropian.
Ata gjithashtu propozuan që organizatorët e protestës të formojnë programin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhjen çështjeve të ngecura në gjysmë me datë dhe kohë të caktuar.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK