Sulmuesi i Torinos, Alvaro Morata, ka arritur që të shënojë 8 gola në kampionat, 4 në Champions dhe 2 në Kupën e Italisë, ku në shumicën e sfidave është shpallur si më i miri në fushë.
Morata shprehet se ndihet i lumtur në Torino dhe nuk ka ndërmend të kthehet pas në Madrid.Sulmuesi ka raporte fantastike me kolegët e tij dhe në të njëjtën kohë rrëfen se arrin të gjejë motivim vetëm kur zbret në fushë me “Zonjën”.
Për këtë arsye, drejtori sportiv i Juves, Marotta i ka shtyrë kontratën Morata-s deri në vitin 2020. Pas shtyrjes së kontratës, sulmuesi bardhezi përfiton një pagë 3.2 milionë euro në sezon dhe shumë bonuse të cilat do t’ia rrisin pagën në 4 milionë euro.
Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turi...
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll b...
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...