Në Gjermani ka nisur testimi i softuerit për njohjen e zërit, i cili mund të përcaktojë se nga i cili vend arrijnë migrantët pa dokumente, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Enti për refugjatë dhe migrantë në Gjermani ka njoftuar se sistemi i ri automatik do të fillojë punën në afat brenda dy javësh dhe do të jetë i gatshëm për përdorim zyrtar në afat më së paku brenda një viti.
Qëllimi i këtij softueri është që të zbulojë migrantët, të cilët flasin gjuhën arabe dhe vijnë nga Siria, ndërsa nuk kanë dokumentacione për ta dëshmuar këtë, gjë e cila do të shtojë gjasat e tyre për të fituar azil në Gjermani.
Softueri i ri do të përdoret me teknologjinë për verifikimin e identitetit, e cila tashmë është në përdorim, thanë zyrtarë gjermanë për agjencinë e lajmeve AP.
Siç thuhet, përmes leximit të zërit, të dhënave të shumta, përfshirë edhe dokumentet e aplikuesve për azil, do të përpunohen para vendimit për azil. Zyrtarët, nëse është e nevojshme, do të kërkojnë edhe ndihmën e ekspertëve.
Ndryshe, në Gjermani që nga viti 1998 përdoret analiza e sofistikuar e të folurit për vlerësimin e origjinës. Programi është i ngjashëm me sisteme të ngjashme për identifikim, të cilat përdoren në banka dhe kompanitë e sigurimeve, dhe mund të dallojnë dialektet.
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...
Prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani në mbajtje për 48 orë