Një përplaje me armë e ndodhur dje në periferi të Tiranës, ka rezultuar fatale për një 38-vjeçar. Sipas policisë, Aleksandër Barlika u qëllua me çifte nga një 16-vjeçar me inicialet L.C i cili ka rënë në prangat e policisë.
Tre persona të tjerë u arrestuan, mes të cilëve, babai i tij, Rasim C., 49 vjeç, Altin Barlika, 38 vjeç dhe nipi i këtij të fundit, K. P 16 vjeç të gjithë banues në Tiranë.
Uniformat blu të kryeqytetit kanë mundur të zbardhin konfliktin e ndodhur duke vënë në pranga katër persona, që u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin në Bathore për motive që nga policia cilësohen si të “dobëta”. Sipas policisë, Alekasandër Barlika së bashku me vëllain e tij Altinin 38 vjeçar, i shkuan në ndihmë nipit të tyre i cili ishte konfliktuar me një bashkëmoshatar të tijin, 16-vjeçarin L.C, që më tej u bë edhe autor i vrasjes së ndodhur.
Sipas policisë, sherri ka nisur mes dy të rinjve K.P dhe L.C. Më tej në këtë sherr janë përfshirë edhe dy dajat e 16-vjeçarit K.P, Aleksandër dhe Altin Barlika si dhe babai i 16-vjeçarit tjetër, Rasim C. Ata janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin por më pas kanë shkuar deri në përdorim të armëve të zjarrit.
Dy vëllezërit Barlika të shoqëruar edhe nga nipi i tyre K.P kanë nxjerrë pistoletën dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj L. C., D. C. dhe Rasim C. Në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, 16-vjeçari L. C., ka marrë një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar Aleksandër Barlikën i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij Altin Barlika pësoi dëmtime të lehta trupore.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë dhe një armë gjahu e tipit çifte.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...