Merkel dhe Trump takohen sot në Uashington

08:54 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet sot me presidentin Donald Trump në Uashington, ndërsa mësohet se në agjendë të takimit është tregtia transatlantike dhe lidhje me NATO-n.

Trump ka trazuar puplat në Gjermani duke kërcënuar prodhuesit e makinave me tarifa dhe thirrjet për rritje të mbrojtjes së Berlinit, transmeton portali arbresh.info.

Merkel do të shoqërohet nga ekzekutivët më të lartë nga kompanitë gjermane Siemens, Schaefer dhe gjiganti BMW.

Vizita e saj ishte e paraparë për të martën, por është shtyrë për shkak të stuhisë së borës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale