Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli,në një postim në faqen e tij në rrjetin social facebook, ka shkruar rreth raporteve të tij me Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së.
Pacolli ka vlerësuar lart marrëdhënet e tij të dikurshme me liderin e AAK-së.
Ai ka thënë se raporetet e tyre para se të ndërhyjë politika kanë qenë shumë të mira.
“Duke shiquar në fotot e kohës kur s’isha në politikë, gjeta, pos tjerash edhe këtë foto me Ramushin. Me Ramushin kemi patur marrëdhënie shumë të mira, me të e me familjen e tij. Ramushi e ka një babë të mrekullueshëm që e kam vizituar në të gjitha kohërat. Politika, (ndoshta) apo njerëzit e tij (me siguri) i kanë dëmtuar marrëdhënjet tona. Kam shumë respekt për sakrificat e tij dhe familjes së tij”, ka shkruar i pari i AKR-së.
Kreu i kësaj parite, ka kujtuar edhe kohën me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
Në një foto të publikuar në facebook, Pacolli shkruan “Duke shiquar në albumet e mia hasa në këtë foto. Me Jakup Krasniqin në vitin 1999 gjat qëndrimit të tij si mysafir i imi në Lugano”.

U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend