Komuna e Malishevës e drejtuar nga Ragip Begaj, nuk është treguar kursimtare me buxhetin e shtetit.
Mijëra euro janë shpenzuar nga kjo Komunë për shërbime të ndryshme, duke përfshirë mbushjet telefonike, karburantët për vetura, e shpenzimet për udhëtime jashtë vendit.
Paratë më të mëdha janë shpenzuar në karburantet për vetura. 44 mijë e 115 euro janë shpenzuar vetëm për këtë shërbim.
As në shtrimin e drekave zyrtare, Komuna e Malishevës nuk është treguar “dorëlirë”. 36 mijë e 545 euro janë shpenzuar në dreka zyrtare.
Në raportin financiar të Komunës së Begajt, të cilin e ka siguruar Indeksonline, thuhet se vetëm për udhëtimet brenda vendit janë shpenzuar jo më pak se 14 mijë e 824 mijë euro.
Ndryshe 7 mijë e 585 euro janë shpenzuar për udhëtimet jashtë vendit.
12 mijë e 110 euro është shuma që zyrtarët komunal të Malishevës, kanë shpenzuar në telefonë.
Për të regjistruar e siguruar automjetet janë shpenzuar 15 mijë e 869 euro. Furnizimet me ushqim e pije brenda institucionit ku punojnë, zyrtarëve komunal u kanë kushtuar 19 mijë e 282 euro.
Furnizimi me veshmbathje kap shifrën e 10 mijë eurosh. Për vendime të gjykatave Komuna e Malishevës ka shpenzuar 28 mijë e 782 euro.
Mirëpo nëse krahasohen shpenzimet e komunës së Malishevës përgjatë dy viteve, i bie që Komuna e Malishevës ka ulur shpenzimet buxhetore për vitin 2016, ndryshe sa i kishte në vitin 2015, ku shuma totale arrinte në 794 mijë euro.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...