Ministria e Punëve të Brendshme ka bastistur dy lokacione dhe ka dërguar në polici për bisedë informative dy persona të dyshuar për sulmet e djeshme ndaj Muzeut të Alfabetit në Manastir, transmeton Gazeta Express.
Sipas njoftimit të MPB-së, përveç kësaj në sipërfaqën e shisheve të molotovit, me të cilat dje u sulmua Muzeu i Alfabetit, janë gjetur shenja të gishtërinjëve të një personi ende të paidentifikuar.
“Teknika kriminalistike me anë të metodave të forenzikës deri më tani ka gjetur një profil ADN të një mashkulli të paidentifikuar dhe janë ekzaminuar edhe vijat papilare por të një cilësie të dobët“, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.
Ministri Nuhiu gjithashtu ka konfirmuar për televizionin Alsat M, se hetimet kanë filluar edhe për sulmet e mëparshme ndaj objektit të Muzeut në Manastir.
Gjatë ditës së djeshme, katër persona të maskuar kanë sulmuar objektin e Muzeut të Alfabetit me koktej molotovi dhe kanë shënuar edhe mbishkrime ofenduese.
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...