Është përmbyllur fushata informuese e Ndërmjetësimit, organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ministria e Drejtësisë dhe Kolegji “ILIRIA”.
Fushatë kjo e informimit publik, lidhur me ndërmjetësimin, e cila u cilësua si tejet e rëndësishme, për të kuptuar rëndësinë, peshën dhe mënyrën se si zgjidhen rastet, përmes instrumentit të ndërmjetësimit.
Mixhait Reçi, president i Kolegjit “ILIRIA”, tha se forcimi i sundimit të ligjit është themelor dhe se Kolegji “ILIRIA”, ka krijuar programe të shkëlqyera, për sektorin e drejtësisë, të cilat i nevojiten Kosovës.
“Forcimi i sundimit të ligjit është themelor, themel i zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik të një vendi. Kosova si shtet më i ri në Evrope, ka kaluar nëpër shumë procese të vështira. Shumë prej tyre janë realizuar me sukses. Megjithatë ne na presin plotë sfida të rëndësishme për ardhmërinë tonë. N, nj]ri prej tyre është dhe forcimi i sistemit gjyqësor në Kosovë. Proces ky çë kërkon angazhim të vazhdueshëm. Prandaj Kosova është angazhuar dhe mund të themi lirisht se ka potencial për me punu më tepër dhe ka vullnet që ti kaloj këto sfida. Kolegji “ILIRIA si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është angazhuar mjaftë dhe me kujdes të veçantë, i ka marrë për bazë nevojat e tregut në sektorin e drejtësisë, për çfarë ka ofruar program të konsoliduar me atë të universiteteve evropiane dhe ato të sektorit të drejtësisë në Kosovë. Pra duke i mar rë parasysh të gjitha elementet, dhe kemi krijuar programe të shkëlqyera të cilat i nevojiten Kosovës”, tha ai.
Edhe Florian Dushi, zëvendësministër i Drejtësisë tha se kjo fushatë ka rëndësi të veçantë, pasi që bëhet fjalë për një mekanizëm të ri, siç është ndërmjetësimi.
“Jemi sot këtu së bashku në përmbyllje të një fushate, e cila ka rëndësi të veçantë, kur është fjala për ndërmjetësimin si mekanizëm i ri. Si mekanizëm i cili përgjithësisht për sistemin e drejtësisë në republikën e Kosovës, por përgjithësisht për shoqërinë tonë, konsiderohet jo aq i njohur. Prandaj fushata ka për qëllim informimin e të gjithëve për rëndësinë e këtij instrumenti, jashtë gjyqësor osr dhe këtij instrumenti do ta quaja alternativ, për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme, të hapura të kontesteve, për të mos thënë konflikteve në raste të caktuara, është tejet me rëndësi, prandaj iu përgëzoj për këtë fushatë, për punën dhe angazhimin që kemi pasur deri më sot. Ndërmjetësimi në Kosovë ka pikënisjen e vet, që me miratimin e Ligjit i cili është nxjerr në vitin 2008. Si mekanizëm i ri, kishte për qëllim avansimin e mëtutjeshëm të sistemit juridik, të sistemit juridik të Kosovës, në përgjithësi, për të ndihmuar në atë që unë shpesh e quaj, do të duhej të ishte slogan i të gjithë neve së bashku por dhe institucioneve, për të ndihmuar sundimin e ligjit në Kosovë, që qëndron në themel të të gjitha zhvillimeve tjera pozitive në shoqërinë tonë“, tha ai.
Ndërsa Andrew Russell, koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/ përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, tha se një fushatë e tillë informuese, është tejet e rëndësishme dhe se Kombet e Bashkuara së bashku me komunitetin ndërkombëtar, janë këtu për ta promovuar paqen, gjithë përfshirjen dhe qasjen në drejtësi për të gjithë.
“Ndërmjetësimi është një instrument shumë i rëndësishëm, për të promovuar qasjen në drejtësi. Për ta bërë që sistemi gjyqësor, të funksionoj në mënyrë më efikase. Është pjesë e agjendës globale dhe se kjo është arsyeja pse jemi këtu. Neve na duheni ju, të gjithë ju çdo njëri prej jush na duheni, që ta merrni atë çka keni mësuar nga kjo fushatë në këtë kolegj, ti vendosni në fjalë. Na duheni ju që të vazhdojmë ta ndërtojmë Kosovën e cila është hapur, është gjithëpërfshirëse. Ju jeni pjesë e një gjenerate që është shumë e re dhe po shpresojmë që e kuptoni se jeni pjesë e kësaj lëvizje, jeni pjesë e diçkaje më të madhe veç Kosovës…Na duhen të rinjtë energjik, të kualifikuar, prokurorë, gjyqtarë dhe ndërmjetësues. Ju jeni e ardhmja, ju jeni ata që i shtyeni ndryshimet. Ata që do të bëni punë në mënyrë profesionale dhe integritet. Ju do t? ? bëni përparim, do ta krijoni paqen, drejtësinë. Kjo fushatë është e rëndësishme dhe ky kolegj, të vazhdojë të sjell këto kampanja apo fushata”, tha ai.
Ndërkaq Strand Sjaastad, ambasador i Norvegjisë në Kosovë, tha se kampanjat e tilla që synim kanë sundimin e ligjit në vend, janë shumë të rëndësishme.
“ Kjo kampanjë për ndërmjetësim, është shumë e rëndësishme, si përpjekje për të fuqizuar sundimin e ligjit në Kosovë. Norvegjia për shumë vite ka qenë një mbështetës i fortë, për ta fuqizuar sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, jo vetëm këtu në Kosovë, për në gjithë pjesën e Ballkanit perëndimor. Çdo komb dëshiron duhet ta ketë sundimin e ligjit prioritet. Përndryshe nuk është e mundur për tu arritur një demokraci të vërtetë, zhvillim ekonomik të duhur dhe një shoqëri të drejtë për të gjithë. Norvegjia ka punuar me Qeverinë e Kosovës, për të ndihmuar në reformat, që do të shpijnë deri tek një shtet transparent, demokratik, llogaridhënës, që të këtë një sistem ligjor të tillë“, tha ai.
Ndryshe, në përmbyllje të fushatës informuese të Ndërmjetësimit, u ndanë dhe çmime për studentët e Kolegjit “ILIRIA”, për tri punimet më të mira, që kanë të bëjnë me ndërmjetësimin. Çmimi i parë iu nda studentes Aulonë Nuhiu, çmimi i dytë studentit Kreshnik Mehmeti dhe çmimi i tretë studentes Ferzije Ramadani.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun