Udhëheqësi i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se shtyrja e seancës së kuvendit për Gjykatën Speciale, është e kotë sepse nuk mund të shpëtojë askush nga drejtësia dhe se kryesit e krimeve duhet të përgjigjen para gjykatës.
“Serbia përkrah themelimin e Gjykatës Speciale. Nuk duhet dhe nuk mund t’i iket drejtësisë. Ligjit nuk mund t’i shpëtojë askush. Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para bankave të gjyqit”, ka thënë Gjuriq në një deklaratë për të përditshmen serbe Tanjug, raporton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka thënë se është esenciale dhe shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të merret me këtë çështje.
Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turi...
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll b...
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...