Venera Mustafa, ish-Miss Albania 1999, është shfaqur për herë të parë në një intervistë pas 18 vitesh.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur me jetën e saj këto dy dekada.
“Është e vërtetë që nuk kam dal në intervista sepse nuk jam shumë tipi i medias apo “Facebook” e rrjeteve sociale. Kam preferuar të rri e tërhequr e të ndjek karrierën time”, tha ish-missi.
Venera tregoi se jeta e saj është e lidhur me dizajnin dhe modën. “Kam studiuar në Paris dhe vende të tjera. Jam angazhuar 100% në këtë sektor dhe kam krijuar edhe markën time. Ndërkohë jam e angazhuar edhe në Kosovë”, tha ajo në studion e Jonida Shehut.
Ish-mbajtësja e kurorës së më të bukurës në Shqipëri tregoi edhe momentet kur u bë miss, megjithëse asnjëherë tha ajo nuk është tërhequr nga ajo lloj bote.
“Jam shumë e lumtur që kam qenë miss-i i parë nga Kosova në Shqipëri, jam në një farë mënyre e para që kam bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë”, tha Venera.
Ajo ende nuk ka krijuar një familje dhe vazhdon me shumë sukses rrugën e dizajnit duke krijuar veshje dhe koleksione mjaft të bukura.
“Për momentin kam një ekip të vogël me të cilin punoj. Jam vetëm në Prishtinë. Dua që një ditë të vij edhe në Tiranë me krijimet e mia pasi kam edhe shumë kërkesa”, tha ish-missi në “Pasdite në Top Channel”.

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...