Aktivistët e Katalunisë për pavarësi janë mbledhur në kryeqytetin e Spanjës për të mbështetur organizatorët e referendumit jo-detyrues. Francesc Homs u paraqit në gjykatë nën akuzën e “mosbindjes civile dhe shtrembërim të drejtësisë”, për veprimtaritë në vitin 2014.
Qindra aktivistë për pavarësi të Katalunisë marshuan në Madrid teksa gjyqi për ish Ministrin e Presidencës dhe Zëdhënësin e Qeverisë së Katalunisë ishte duke u zhvilluar në Gjykatën e Lartë të Spanjës, transmeton arbresh.info.
Homs është duke u gjykuar për “mosbindje civile dhe shtrembërim të drejtësisë” gjatë votimit të referendumit jo-detyrues të pavarësisë së Katalunisë në vitin 2014, dhe nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet me një ndalim prej nëntë vjetësh nga politika.
Turma e përcolli të akuzuarin deri në gjykatë duke thirrur “Të votosh është demokraci”, “Sot ne të gjithë gjykohemi”.
Një numër i pro sindikalistëve u munduan të ndalnin marshimin, por ndërveprimet ishin paqësore./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=MncPfxWnNFM
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...