Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet që gjatë ditës së premte të ja depozojë firmat e deputëtëve të saj kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për mandatar qeverie, kështu thonë burime partiake për Gazetën Lajm.
Po këto burime partiake formalitetet nuk i bëjnë të ditura, por ka gjasa që nesër të ketë një takim të ri mes Ahmetit dhe Zaevit, pas të cilit do të bëhet e ditur se BDI mbështet Zaevin si mandatar.
Edhe Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një konferencë për shtyp nga selia e BDI-së në Çari tha se partia edhe zyrtarisht ka dhënë përkrahje për propozim Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
“Nuk ka zgjidhje ideale. Ne mendojmë se kjo është zgjidhja optimale e cila e mbyll çështjen e vetme të pazgjidhur nga marrëveshja kornizë në pjesën e sjelljes së Ligjit”, ka thënë Osmani.
Tani kryetari Ali Ahmeti, sipas Osmanit, ka të drejtë në bazë të Statutit të jep mandatin Zoran Zaevit, pa thirrur Kryesinë.
“Tani, kalohet në fazën tjetër të bisedimeve, pritet të bëhet përputhja e programeve mes dy partive, të cilët janë promovuar gjatë fushatave zgjedhore për udhëheqjen e shtetit, sipas ndarjes së resorëve. Këtë do ta zgjidhim nesër, poashtu në vazhdim të seancës së kryesisë qendrore dhe në komunikim me LSDM-në”, ka thënë Bujar Osmani
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...