Vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Algjeri është anuluar sepse presidenti Abdelaziz Bouteflika ishte “përkohësisht i padisponueshëm” për shkak të “bronkitit akut”, ka njoftuar zyra e presidentit.
“Autoritetet gjermane dhe algjeriane janë pajtuar për të shtyrë vizitën zyrtare” të Merkelit, thuhej në deklaratën presidenciale, transmeton arbresh.info.
Merkel pritej të takohej me Bouteflikan për të diskutuar për çështjen e emigrantëve të Afrikës Veriore dhe reduktimin e tyre.
Ndërsa presidenti i Algjerisë pas një goditje të vogël në tru i ka reduktuar daljet në publik ndërsa vizitat jashtë shtetit kanë qenë vetëm për shkaqe shëndetësore./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend