Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez është kërkuar për një rikthim tronditës në Barcelonë.
Me më pak se 18 muaj në kontratën e tij aktuale, Alexis është i gatshëm të largohet nga “Topçinjtë” këtë verë pas disfatës së tmerrshme 5 me 1 të pësuar të mërkurën në Ligë të Kampionëve nga Bayern Munichu, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta ‘Don Balon’ raporton që Barcelona mund të luftojë për shërbimet e tij. Jorse Sampaoli, trajneri i Sevillas, është favorit për të qenë pasardhës i Luis Enriques në Barcelonë këtë verë dhe ai ka identifikuar sulmuesin e skuadrës angleze si një shënjestër kryesore për transferim.
Sampaoli ka punuar me reprezentuesin kilian gjatë detyrës së tij si trajner i skuadrës kombëtare të Kilit dhe pala ka pasur marrëdhënie të mira atë kohë.
Po ashtu, thuhet se ia ka përmendur sulmuesin e Arsenalit edhe Lionel Messit, i cili ka aprovuar transferimin e tij./arbresh.info
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...