Daniel Cjapi quhet talenti shqiptar që shkëlqen në Greqi.
Vetëm 18-vjeç, djaloshi shqiptar është zbuluar nga mediat greke si një sulmues me të ardhme që Kombëtarja greke mund ta afroj në ekipin U-19.
Talenti Cjapi është lindur në Greqi më, 15.12.1998, nga dy prindër shqiptar dhe po rritet në shtetin helen si futbollist.
Ai luan si sulmues krahu dhe me skuadrën e Artës po bëhet protagonist në çdo ndeshje me golat e tij.
Gazeta greke “artagoal.gr” shkruan se Cjapi në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar ka shënuar gol që në minutën e 3’ të ndeshjes, ku pas një krosi në zonë ka shënuar me kokë.
Talenti Daniel Cjapi në merkaton e verës pritet ti bashkohet skuadrës së Pas Janinës në superligën greke, skuadrën ku luan aktualisht, mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila.
Mediat greke bëjnë më dije se talenti shqiptar po kërkohet me ngulm që të luaj për Greqinë po deri tani familja e tij nuk ka pranuar.
Trajneri i Kombëtares U-19, Erion Bogdani, pritet që në ditët në vijim të kontaktoj me talentin shqiptar për ta afruar ne ekipin kombëtar.

Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...