Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një takim me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.
“Duke shprehur përkrahje për punën e tyre, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë kontributin e avokatëve të Kosovës në kuadër të sistemit të drejtësisë, në funksion të avancimit të sundimit të ligjit.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli shprehu përkushtimin për arritjen e rezultateve konkrete, në bashkëpunimin me institucionet e sistemit të drejtësisë, duke mbështetur edhe procesin e reformave ligjore”, thuhet në njoftimin për media.
Havolli, po ashtu, foli për punën që po bëhet në drejtim të ngritjes cilësore të ofrimit të shërbimeve dhe përfaqësimit të palëve në procedurë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...