Ditën e sotme bëhet e ditur se dogana e Kapshticës është e pakalueshme nga ora 11:00 deri në orën 14:00 dhe shkak për këtë mësohet të jenë bërë protestat e fermerëve grekë kundër taksave që aplikohen mbi ta dhe reforma në pensioneve.
Ky lajm është bërë zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Korçë. I mbyllur do qëndrojë edhe sporteli nga pala shqiptare.
Ky alarm jepet më qëllim që të parandalohen rrumujat dhe pritjet e gjata në doganë.
Theksohet se kjo nuk është hera e parë që fermerët protestojnë me traktorë, kujtojmë protestën e fermerëve në Bruksel kundër sanksioneve të BE-së për bujqësinë e vendeve anëtare./albeu.com/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend