Drejtori i ri i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha sot pranon postin e tij edhe zyrtarisht. Ceremonia mbahet në objektin qendror të Doganës së Kosovës, nga ora 10:00.
Bahri Berisha është zgjedhur drejtor i Doganës së Kosovës. Këtë post më nuk do ta mbaj Lulzim Rafuna.
Shumë ditë nëpër media ishte raportuar se i preferuar i LDK-së ishte Agim Dibrani, një nga kandidatë për drejtor, ish-këshilltari i ministrit të Financave, Avdullah Hoti, mirëpo, i njëjti është tërhequr në momentin e fundit nga kandidimi.
Berisha deri tani ka qenë drejtor i Zbatimit të Ligjit në Doganën e Kosovës.
Në këtë institucion punon që nga vitit 2008. Paga e tij e deritanishme ka qenë rreth 15 mijë euro në vit, ndërsa tani do të ketë pagë mbi një mijë e 500 euro. Berisha është nga një fshatë i Podujevës, Lluzhani.
Ndryshe, në postin e drejtorit deri tani ka qenë Lulzim Rafuna, i cili në vitin 2013 pas përfundimit të procedurave u emërua në këtë post. Rafuna sërish kandidoi për postin të cilin e kishte 3 vite.
Dogana deri më tani ishte me ushtrues detyre, por që i njëjti nuk mund të ishte edhe drejtor, ngase nuk kishte kandiduar. Edhe ai ishte nga Podujeva.
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...