Kryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se me politikat e tyre koalicioni i ka sjellë këtij vendi mjerim, dezintegrim dhe mure ndarëse, shkruan arbresh.info
“Nuk ka politikë më të mbrapsht dhe më të rezikshme se sa kjo: Prodho dëme, e pastaj sanimin e atyre dëmeve të tentosh për ta shitur sikur të arritur, vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit për dëmin e prodhuar/shkaktuar”, ka shkruar Limaj./arbresh.info
Më poshtë keni postimin e plotë të Limaj:
Kjo lojë me dinjitetin shtetëror përfundimisht ka marrë përmasa alarmante.
Me politikat e tyre ky koalicion i ka sjellë këtij vendi mjerim, dezintegrim dhe mure ndarëse.
Këta tash po tentojnë që rezultatet e dëmshme të politikave të tyre, në emër të kinse përmirësimit të atyre gabimeve, të ja servojnë popullit të Kosovës si fitore.
Nuk ka politikë më të mbrapsht dhe më të rezikshme se sa kjo: Prodho dëme, e pastaj sanimin e atyre dëmeve të tentosh për ta shitur sikur të arritur, vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit për dëmin e prodhuar/shkaktuar.
Kjo është ajo që po e bëjnë Hashimi e Isa.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...