Të gjithë e dimë se sa të kushtueshme janë produktet kozmetike cilësore që shërbejnë për largimin e rrathëve të zinj poshtë syve. Këta rrathë dhe qeset poshtë syve janë një problem estetik që prek shumë femra. Ato mund të shfaqen si shkak i pagjumësisë apo lodhjes.
Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, kafeja mund t’ju vijë në ndihmë, por jo në formën e pijes. Ju mund të reduktoni rrathët e zinj nëse i lyeni me mbetjen e kafesë. Sekreti qëndron në kafeinën që gjendet në kafe, e cila ndihmon në kontraktimin e enëve të gjakut nën sy. Gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni llum kafeje poshtë syve dhe ta mbani për 30 minuta.
Një recetë tjetër interesante që mund t’ju vijë në ndihmë është të formoni një përzierje me xhelin e Aloe Veras, vaj bajamesh dhe vitaminë E. Në një enë shtoni dy lugë çaji me xhel Aloe Vera, 2 lugë çaji vaj bajamesh dhe shtrydhni 4 kapsula vitaminë E. Aplikoni këtë krem çdo natë para se të shtriheni në krevat. Lëkura rreth syve do të qetësohet dhe pas disa trajtimesh me rrathët e zinj do të zbehen.
Ndërsa për ‘’përtacet’’ që nuk kanë kohë të ndjekin këto këshilla ekziston një zgjidhje. Aplikoni pak të kuq buzësh poshtë syve. Më pas hapeni me një furçë të përshtatshme dhe vendosni fondatinën. Ky truk funksion menjëherë./living.al
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...