Doktoresha nga Lipjani Dushanka Andrejeviq është vrarë sonte derisa po punonte në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok.
Vrasja është konfirmuar nga policia.
“Mjekja kujdestare, në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok, diku rreth orës 21:00, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Vdekja e saj është konstatuar dhe konfirmuar prej mjekëve në Qendrën Spitalore në Veri. I dyshimti është arrestuar jo larg vendit të ngjarjes dhe arma me të cilën besohet se është përdorë, është sekuestruar”, tha zv/komandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti.
Gazta “Zëri” mëson se bëhet fjalë për një konflikt personal që doktoresha Dushanka Adrejevic ka pasur me të dashurin e saj 27 vjecarin Nemanja Viçentijeviç. Thuhet se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie ndërsa tani Vicentijevic është në stacionin e policisë duke u marrë në pyetje. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 20:45 minuta. /Zeri/
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend