Ministri i diasporës Valon Murati, ka vazhduar vizitat e tij zyrtar edhe sot në Austri.
Gjatë qëndrimit dy ditorë në Austri, ministri Murati është takuar me drejtorin e përgjithshëm për integrime në Ministrinë për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme në Austri, Stefan Stainer.
Në këtë takim sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Diasporës thuhet se mes tjerash kanë biseduar për mundësinë e lirimit të pagesave të semestrit për studentët nga Kosova që studiojnë në Austri ose thjeshtësimin e procedurave të punës për këta studentë, ashtu siç u mundësohet studentëve nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu është thënë se është vlerësuar lart niveli i integrimit të komunitetit tonë në Austri,derisa ministri Murati i njohu nikoqirët me objektivat e Ministrisë së Diasporës, në veçanti për punën që është bërë për krijimin e rrjeteve në diasporë, konkretisht krijimin e Rrjetit të bizneseve dhe atij të studentëve dhe shoqatave shqiptare në Austri.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend