Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se e ardhmja euro-atlantike e vendit tonë është rrugë e vetme.
Në konferencën dyditore ndërkombëtare Com-Sult, me moton ‘Thirrja e së ardhmes’ në Vjenë, Hoxha ka diskutuar për të ardhmen evropiane të vendit tonë duke vënë në dukje të arriturat dhe sfidat.
“Perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në BE, është më lehtë e realizueshme, duke zbatuar me prioritet një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit. Jemi duke punuar në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi me ndihmën e pakursyer të vendeve mike”, citon MD ministren Hoxha.
Ajo ka diskutuar edhe për të arriturat dhe sfidat duke vënë në pah se fuqizimi i sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe efikasitetit janë prioritete të qëndrueshme në Drejtësi ndërsa sundimi efektiv i ligjit është përgjegjësia kryesore.
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...