Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar Gjergj Kastrioti Skënderbeun i cili sot kishte 549 vjetorin e vdekjes. Veseli në një status në Facebook ka thënë se Skënderbeu ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët.
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ndër shekuj ishte burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët, sot kishte 549 vjetorin e vdekjes. Vizita në Muzeun e Vjenës, ku pashë nga afër Përkrenaren dhe Shpatën e Heroit Kombëtar, këtij simboli të trimërisë, sakrificës e lirisë, ishte tejet emocionale. Mirënjohja për të është e përhershme”, ka shkruar Veseli në Facebook./Arbresh.info


Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...