Delegacioni qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri i vendit , Nikolla Gruevski gjatë udhëtimit nga Strazburgu është detyruar që të ateroj në Cyrih të Zvicrës.
“Sipas informacioneve fillestare mund të vërtetoj se gjatë kthimit nga Strazburgu ka ndodhur defekt në fluturimin e avionit qeveritar në të cilën ka qenë edhe kryeministri Gruevski me bashkëpuntorët e tij me cka avioni është detyruar që të ateroj në Cyrih” ka deklaruar për Telma zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.
Sipas sqarimit të tij sipas të gjitha gjasave ka ndodhur dekompresioni në avion i cili nuk është më i vjetër se 8 vite.
“Sipas informacioneve që i kam të pranishmit në avion thonë se është dëgjuar një zë i zhurmshëm, me çka ka ardhur deri te në dizbalancin e presionit të brendshëm ndërsa piloti menjëherë ka tentuar që ta zvogëloj lartësin që të mund ta zvogëloj presionin dhe sipas protokollit për situata të tilla ta ateroj në Aeroportin më të afërt” ka deklaruar Gjorgjiev.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...